Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga qelia në sallën e Kuvendit? Avokati paralajmëron zërin e Metës në parlament: Do jem përballë…
10 muaj në qeli, por Ilir Meta është i sigurt në pafajësi. Presidenti i PL nuk do të pranojë gjykim të shkurtuar, për të ulur disa vite burg, në rast të një dënimi për akuzat e ngritura nga SPAK. “Nuk do të pranojmë gjykim të shkurtuar, s’është në interesin tonë. Do të zhvillohet gjyq i zakonshëm.” Avokati Cakrani sqaroi se Meta do të jetë i vetëm përballë dëshmitarëve në gjyq, pasi dhe me ish-bashkëshorten e tij s’ka asnjë kthim pas. “Ilir Meta do të jetë në sallë përballë dëshmitarëve, do i shohë në sy. Do i shihni dhe çfarë dëshmitarët do të dëshmojnë kundër Metës, që të dëgjojë dhe SPAK. Meta nuk mban përgjegjësi për ish-bashkëshorten dhe kushërinjtë e saj. Karta ka qenë e saj,...