Në GJKKO po mbahet seanca e radhës për gjyqin e ‘Plumbit të Artë. Seanca u shty për ditën e sotme pas kërkesës së Henrik Hoxhaj, ku mbrojtja e tij kërkoi më shumë kohë për të përgatitur pyetjet për Nuredin Dumanin.
Xhuljano Hoxha citohet të ketë thënë në seancë se Erjon Alibeaj i ka treguar si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Më tej ai ka deklaruar se organizatori i këtij akti kriminal është Alibeaj jo Suel Çela.
“Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka tregu se si e ka porositur vrasjen e Kastriot Kilës. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela” ka dëshmuar ai.
Ndërkohë Alibej ka thënë se mediat duhet të presin edhe pak pasi të Nuredin Dumani të mbarojë dëshminë e tij, ai do të tregojë gjithçka.
Erion Alibeaj: Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërtetë dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona.
Xhuljano Hoxha: Unë kam marrë burgim të përjetshëm për fjalët e tua. Kam shumë unë për të thënë për ty.
Petrit Qoli: Kam frikë se do vdes, kam një gjendër në trup. Kam 3 vjet në burg, pa parë mbesat e mia. Unë jam marrëzisht i dashuruar me gruan time, nuk e kam takuar. Do vras veten. Jam shumë keq, kam pirë dy qetësues nuk më kanë bërë punë. Po shkelni ligjin me këmbë të gjithë.
“Do të tregoj gjithçka pasi Dumani të dëshmojë”/ “Plumbi i Artë” në GJKKO, Xhuljano Hoxha: Organizatori i vrasjes së Kastriot Kilës nuk është Suel Çela!
