Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë
Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim televiziv publik raportoi “përpjekje për të ndërhyrë” në Groenlandë, një territor autonom i mbretërisë skandinave. Sipas transmetuesit publik DR, të paktën tre amerikanë të lidhur me Donald Trump po kryejnë operacione ndikimi në Groenlandë. “Çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë sigurisht që nuk do të jetë e pranueshme”, tha ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen në një deklaratë dërguar AFP-së. “I kam kërkuar Ministrisë së Jashtme të ftojë të ngarkuarin me punë amerikan në një takim në ministri”, shtoi ai. Sakaq, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump , ka thënë se dëshiron që SHBA-të bëjnë pjesë të tyren...