Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
E rëndë/ Punonjësi aksidentohet në kompani pasi ra nga lartësia, nën akuzë administratori, dhe drejtuesi i mjetit
Punonjësi aksidentohet në ambientet e firmës industriale në Tiranë, Policia merr nën akuzë administratorin dhe drejtuesin e mjetit të kompanisë. Një 39-vjeçar bëhet me dije se ka rënë dje nga lartësia duke punuar në një kosh të mjetit të kompanisë dhe është plagosur. Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, kurse për dy të tjerët po kryhen hetime në gjendje të lirë. Veprimet janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat. “U referuan materialet për F. I., 50 vjeç dhe D. H., 51 vjeç, pasi ditën e djeshme S. L., 39 vjeç, ka rënë nga lartësia duke punuar në një kosh të një mjeti industrial i firmës me administrator 50-vjeçarin dhe drejtues mjeti 51-vjeçarin. Aktualisht 39-vjeçari ndodhet...