Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkaktoi aksidentin ku vdiqën dy motrat Dhimaku, lihet në burg 23-vjeçari Kevin Norra
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevin Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Delvinë, ku humbën jetën dy motrat Dhimaku. Në seancën e zhvilluar, prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi. Norra që u përplas mbrëmjen e 24 gushtit me mjetin e dy motrave në aksin Delvinë-Sarandë, ishte duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar duke i dalë përballë mjetit të dy motrave duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku, 20 dhe 22 vjeçe, ndërruan jetë. E plagosur mbeti edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa, e cila u dërgua në spitalin e Traumës ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 23-vjeçari,...