Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Truri po e lë ngadalë”: Gruaja e Bruce Willis flet mes lotësh për betejën me demencën
Gruaja e aktorit të njohur Bruce Willis, Emma Heming Willis, ka rrëfyer me emocion për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, më shumë se dy vite pas diagnostikimit me demencë frontotemporale, një sëmundje e rëndë që prek tru dhe sjellje. Në një intervistë për emisionin special të ABC me gazetaren Diane Sawyer, Heming tha se megjithëse Bruce është ende në gjendje të mirë fizike, “truri i tij po e lë dhe po humb aftësinë për të folur”. Ajo shtoi se familja është përshtatur me mënyra të reja komunikimi dhe përpiqet të ruajë sa më shumë kontakt emocional me të. “Bruce dikur ishte i ngrohtë, shumë i bisedueshëm. Tani është më i heshtur, ndonjëherë i shkëputur. Nuk është më ai që ishte,” tha ajo me lot...