Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ende aktive vatrat në Akërni dhe Bogovë, në operacion edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Gjatë orëve të fundit në rang vendi janë evidentuar 14 vatra zjarri, nga të cilat dy janë ende aktive, një 1 vatër është nën monitorim të vazhdueshëm dhe 11 janë shuar plotësisht. Strukturat e Mbrojtjes Civile bëjnë të ditur se vatrat aktive janë në zonën e Akërnisë të Bashkisë Novoselë në Vlorë dhe në Bogovë të Skraparit. Për shuarjen e flakëve në Akërni po vijojnë operacionet në terren që në orët e para të mëngjesit, ku përveç efektivëve të zjarrfikësve dhe automjeteve, është angazhuar edhe helikopteri i Emirateve të Bashkuara Arabe. “Aktualisht, situata në zonën e Akërnisë është nën kontroll dhe e qetë. Operacionet në terren po vijojnë që në orët e para të mëngjesit me angazhimin e: 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë nga...