Letra e Macronit për Netanyahun: Pushtimi i Gazës do ta thellojë izolimin e Izraelit

Letra e Macronit për Netanyahun: Pushtimi i Gazës do ta thellojë izolimin e Izraelit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ku e paralajmëron se plani i Izraelit për të riokupuar qytetin e Gazës, për të zhvendosur me forcë palestinezët dhe për t’i dënuar ata me uri, nuk do t’i sjellë kurrë fitoren Izraelit. Sipas Macron, këto veprime vetëm sa do ta thellojnë izolimin e vendit, duke forcuar ata që e përdorin okupimin “si pretekst për antisemitizëm” dhe duke rrezikuar komunitetet hebraike në mbarë botën. “Franca nuk mund të pajtohet që të shohë një mik si Izraeli të zhytet në një spirale dhune, në kundërshtim me historinë, origjinën dhe thelbin e saj demokratik, duke i kthyer shpinën mundësisë që i ofron historia sot”, ka shkruar Macron. Kujtojmë se përplasja Macron-Netanyahu është thelluar pasi Franca...