Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO/ Operacion si në filma në tunelin e Murrizit, kapet ‘tregtari’ i kallashnikovëve
Në një operacion të zhvilluar brenda tunelit të Murrizit, efektivë të policisë së Tiranës kanë arrestuar një 22-vjeçar që transportonte armë zjarri nga Burreli në drejtim të kryeqytetit. Sipas policisë, në operacionin e koduar “Tuneli” u sekuestruan 2 kallashnikovë që do të shiteshin për llogari të grupeve kriminale. Gjithashtu janë gjetur 4 krehra për armët e zjarrit, të cilat janë sekuestruar së bashku me automjetin dhe celularin e 22-vjeçarit. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë siguruar informacion se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet. Si rezultat i administrimit të shpejtë të këtij informacioni është organizuar dhe finalizuar operacioni i koduar “Tuneli”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi: A. D., 22 vjeç, banues në Burrel. Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet...