Dramatike në Peshkopi: Pallati përfshihet nga flakët, raportohet për 8 apartamente të djegura

Dramatike në Peshkopi: Pallati përfshihet nga flakët, raportohet për 8 apartamente të djegura

Tetë apartamente të një pallati në qendër të qytetit të Peshkopisë raportohet se janë shkrumbuar nga flakët. Shkak është bërë një zjarr që ka shpërthyer papritur në një prej apartamenteve dhe është përhapur me shpejtësi dhe në mjediset e tjera. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe është bërë evakuimi i banorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme. Flakët kanë nisur nga kati i tretë i godinës dhe janë përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar të gjithë ndërtesën. Të trembur nga zjarri që nisi menjëherë dhe në një orar ku të gjithë ishin në gjumë, banorët kanë dalë në panik në shëtitore, të frikësuar për fatin e shtëpive të tyre,...