Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Incidenti në Baabda, emisari amerikan Tom Barrack flet ashpër me gazetarët: Jini më të civilizuar
Gjatë një konference për shtyp në pallatin presidencial të Baabdas, emisarit amerikan Tom Barrack iu drejtua gazetarëve me tone të ashpra dhe paralajmëroi se nëse situata bëhej “kaotike dhe e egër”, ai do të largohej. Ai i kërkoi gazetarëve të “tregoheshin të civilizuar”, duke shkaktuar tension dhe reagime të ashpra në sallën e shtypit. Pas incidentit, presidenca libaneze shprehu keqardhje për fjalët e Barrack dhe ritheksoi respektin për dinjitetin e gazetarëve dhe rolin e tyre profesional. Por sindikata e gazetarëve reagoi ashpër, duke e cilësuar sjelljen e emisarit si të papranueshme dhe duke kërkuar falje publike. Ajo paralajmëroi edhe bojkot të takimeve të mëtejshme me Barrack nëse ai nuk kërkon falje. Reagime të forta pati edhe nga politikanë të ndryshëm, përfshirë deputetin e Hezbollahut Ibrahim...