VIDEO/ Përshkallëzohet protesta në Novi Sad, studentët e Juridikut hyjnë në Fakultetin e Filozofisë

VIDEO/ Përshkallëzohet protesta në Novi Sad, studentët e Juridikut hyjnë në Fakultetin e Filozofisë

Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm, dekani Milivoj Alanoviq kishte përzënë studentët. Në fakultet më pas, me thirrjen e dekanit, kanë arritur pjesëtarë të Njësisë Ndërhyrëse dhe tre automjete policore (të njohura si ‘marica’). Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe Xhandarmëria e Serbisë, raporton N1. Studentëve dhe profesorëve gjatë ditës iu bashkuan edhe bujq dhe grupe qytetarësh, për t’u dhënë mbështetje. Në një moment është dëgjuar zhurmë para Fakultetit, sepse studentët nga Fakulteti Juridik kishin arritur të hynin në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë nga një hyrje anësore. Ndryshe, dekani Alanoviq që nga mëngjesi kishte qëndruar i mbyllur brenda, ndërsa para ndërtesës ishin mbledhur studentë si dhe grupe qytetarësh.