Turistët shqiptarë bllokohen në det pas një defekti në mjetin lundrues

Një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj u bllokua sot në det, pas një problemi teknik me mjetin e tyre lundrues në Gjirin e Kakomesë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Ndërkohë Kapiteneria e Portit Sarandë u ka ardhur në ndihmë turistëve.
Njoftimi:

Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.
Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.