Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ajo që di është fatale për dikë”, juristi Kara i bën thirrje Veliajt të flasë: Erioni nuk e ka në ADN…
Juristi Romeo Kara ka komentuar postimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dje në “Tik Tok”, ku paralajmëronte se ai mund të flasë. Mesazhi ishte i koduar. Sipas juristit, ai di shumë dhe nuk e ka zakon që të heshtë. Kara shkruan se heshtjes duhet t’i vijë fundi dhe Erioni të fillojë të flasë. “Sigurisht që Veliaj nuk e ka në ADN dhe në karakterin e tij kodin e heshtjes, që përgjithësisht e respektojnë punëkatranët. Ai do marrë me vete ç’të mundet dhe me shumë gjasa një pjesë të saj do t’ia servirin në pjatë, për t’i blerë një heshtje të pjesshme. Ajo që mësuam nga goja e tij është se ai di shumë dhe ajo që di është fatale për dikë. Shpresojmë ta dëgjojmë sa më...