Si të kujdeseni për lëkurën dhe flokët, pas pushimeve

Si të kujdeseni për lëkurën dhe flokët, pas pushimeve

Ditëve të gjata në plazh, shumë shpejt u vjen fundi dhe sapo i rikthehemi rutinës sonë të përditshme, vëmë re se pamja jonë ka nevojë për një shndërrim total. Flokët dhe lëkura janë gjëja e parë për të cilën duhet të shqetësohemi kur kthehemi nga pushimet. -Eksfoljoni Hapi i parë i kujdesit të lëkurës post-pushimeve është pastrimi i thellë i lëkurës, me qëllim largimin e qelizave të vdekura. Eksfoljoni lëkurën e fytyrës me një eksfoliues jo shumë agresiv, për të larguar qelizat e vdekura dhe për t’i rikthyer asaj shkëlqimin dhe butësinë. Edhe lëkura e trupit ka po aq nevojë për rigjenerim, sa dhe fytyra. Përdorni një krem ose maskë eksfoljuese, një herë në javë, në lëkurën e trupit. -Hidratoni lëkurën Edhe nëse nuk kuptohet...