Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Firmoset marrëveshja, pasuritë e konfiskuara do të kthehen në hapësira për fëmijët dhe komunitetin
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe UNICEF Shqipëri kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për transformimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar në qendra sociale për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin. Marrëveshja parashikon që AAPSK të vërë në dispozicion pasuritë e konfiskuara, ndërsa UNICEF do të ofrojë ekspertizën ndërkombëtare dhe mbështetjen teknike për t’i shndërruar ato në modele funksionale që promovojnë të drejtat e fëmijëve dhe zhvillimin social. “Sot hedhim një hap të madh përpara në kthimin e pasurive të konfiskuara në vlerë të prekshme për fëmijët, të rinjtë dhe gjithë shoqërinë. Nëpërmjet këtij partneriteti me UNICEF Shqipëri, ne jo vetëm që i japim një destinacion të ri këtyre pasurive, por ndërtojmë hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë...