Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fondi norvegjez i naftës shet aksionet që kishte në “Caterpillar” për shkak të akuzave ndaj Izraelit
Fondi më i madh sovran në botë, fondi norvegjez i naftës me vlerë 2 trilionë dollarë, ka shitur aksionet që zotëronte në kompaninë amerikane të pajisjeve ndërtimore “Caterpillar”, pas pretendimeve se produktet e saj po përdoreshin nga autoritetet izraelite për të “kryer shkelje të gjera dhe sistematike të së drejtës humanitare ndërkombëtare” përmes shkatërrimit të pronës palestineze. Norvegjia ishte një nga 10 aksionarët më të mëdhenj në “Caterpillar”, duke zotëruar 1.2% të kompanisë, një pjesë që në fund të qershorit vlente 2.1 miliardë dollarë. Por fondi ka shitur tashmë të gjithë aksionet e tij në këtë kompani. Gjithashtu, fondi ka shitur aksionet në pesë banka izraelite, të cilat janë akuzuar për financimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, veprime që konsiderohen të paligjshme sipas të...