Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet, Rama: Shembull qytetarie

Turistët ndihmojnë shqiptarët të pastrojnë plazhet, Rama: Shembull qytetarie

Në një nismë të veçantë që ndërthur turizmin me ndërgjegjësimin qytetar, turistë dhe qytetarë i janë bashkuar fushatës së pastrimit të plazheve. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë iniciativë si një model të sjelljes qytetare dhe të përkujdesjes për hapësirat publike. “Turistë dhe qytetarë vullnetarë i janë bashkuar ekipeve të bashkive dhe operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit në nismën e pastrimit të plazheve, duke dhënë kështu shembullin model se si duhen trajtuar hapësirat publike, me qytetari, angazhim të përbashkët e stil të bukur jetese.”, shkruan Rama krahas fotove që tregojnë qytetarë të cilin mbledhin mbeturina në rrugë apo në bregdet.