Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Alfred Uçi: Duhet të dish të lexosh, çfarë të lexosh, e si të lexosh
Nga Alfred Uçi Ka gjëra ose veprime kaq të rëndomta, të zakonshme, të përditshme, saqë shpesh jemi të bindur se ua njohim mirë thelbin, strukturën, funksionin, rolin dhe prandaj do të na dukej absurde, në mos qesharake të pyesnim se ç’ janë. Më duket se një veprim i këtij lloji është dhe leximi (lëçitja) si tillë, por po të pyesnim se ç’është ai jo vetëm njerëz fare të rëndomtë, por edhe intelektualë të regjur me lexime gjithëshfarëshe, ndodh të na japin përgjigje fare të cekëta, të njëanshme, madje edhe banale. Po ç’ka më nxit, të shpreh ca mendime për këtë problem, janë disa shqetësime të ditëve tona që shfaqen në shumë familje: Përse shumë fëmijë, por jo vetëm fëmijë nuk kanë dëshirë të lexojnë? Situata...