Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarret djegin pyllin në Vlorë, luftë me flakët në Novoselë, dëmtohet një sipërfaqe e madhe me pishë
Vatra e zjarrit e shfaqur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë të Vlorës vijon të jetë ende aktive. Në krahasim me mbrëmjen e së hënës ku situata dukej serioze, këtë të marte edhe për shkak të rënies së intensitetit të erës situata duket më e stabilizuar. Rreth orës 5:30 të mëngjesit ka nisur sërish puna e forcave zjarrfikëse për të shuar flakët, ndërkohë që operacionit i janë bashkuar edhe forcat e ushtrisë. Momentalisht rreziku për banesat është shmangur. Por dëmi në brendësi të pyllit me pisha është i madh. Ndërkohë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë zonës së banuar, në anë të superstradës Lezhë-Milot. Nga flakët rrezikohen...