VIDEO – “Buna Fest”, eventi më i ri për promovimin e turizmit nga Bashkia Shkodër në Dajç…

VIDEO – “Buna Fest”, eventi më i ri për promovimin e turizmit nga Bashkia Shkodër në Dajç…

“Buna Fest”, e organizuar në zonën e Dajçit, u kthye këtë fundgushti në një pikëtakim të gjallë për banorët, të rinjtë dhe turistët, një festë që solli muzikë, kulturë dhe promovim të pasurive natyrore të lumit Buna. Ky aktivitet, i organizuar nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me EKO Mendje dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kishte për synim të promovonte resurset e jashtëzakonshme të kësaj zone unike, duke e kthyer në një destinacion tërheqës për turizmin kulturor dhe natyror.  Atmosfera u mbush me muzikë live dhe DJ, panair ku përfshiheshin produkte agro-ushqimore lokale, artizanat tradicional, si dhe stenda me lule dhe pemë dekorative, veçanti e zonës. Të pranishmit shijuan një mbrëmje ndryshe, ku argëtimi u ndërthur me traditën, duke përforcuar imazhin e lumit...