Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Me përfshirjen e ushtrisë në administratë, Rama synon pronat e saj”/ Berisha: Atentat mafioz ndaj Kushtetutës
Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këto ditë një projektligj për administratën shtetërore. Berisha tha se përfshirja e forcave të armatosura në këtë ligj, legjitimon keqpërdorimin e tyre në çdo rast për interesa të Ramës. Ai shton më tej se një qëllim tjetër i Ramës, është marrja e pronave të ushtrisë. Berisha e ka cilësuar këtë projektligj si një atentat ndaj Kushtetutës. PJESË NGA FJALA E BERISHËS: Pra, tani me këtë ligj Edi Rama kërkon të përligjë post-factum dhe të hapë rrugën për vendime dhe akte të tilla në rastin e forcave të armatosura. Theksoj se në Kushtetutë, shtabi i përgjithshëm është institucion kushtetues. Se në buxhetin e shtetit është institucion me buxhet të veçantë nga...