Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gjykata e la në burg, 40-vjeçari: Nuk doja ta vrisja bashkëshorten, dua shtrim psikiatrik
Gjykata e Volosit në Greqi ka lënë në burg 40-vjeçarin pandeli Nakoleci, që akuzohet se vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjola, nënë e 4 fëmijëve, pas një grindjeje në familje, të premten e 22 gushtit. Në mbrojtjen e tij, i pandehuri pretendoi se “nuk kishte qëllim vrasjeje” dhe se e vrau atë “në një shpërthim tërbimi”. Ai pretendoi se “nuk kishte pasur sjellje të dhunshme në të kaluarën ndaj” viktimës dhe e deklaroi veten “të shkatërruar”, duke kërkuar falje edhe ndaj fëmijëve, me pendesë të thellë. “Nuk dija çfarë po bëja, isha në gjendje tërbimi të rëndë mendor dhe çrregullimi mendor. Nuk kisha qëllim vrasjeje. Në një shpërthim tërbimi, pa kuptuar se çfarë po bëja, ia mora jetën”, tha ai para gjykatës. Ai e deklaroi veten...