Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas pushimeve, Rama ndez motorët/ Surpriza në korridoret e pushtetit, ja kush u pa sot në Kryeministri
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama u rikthye në zyrë pas pushimeve, duket se ka nisur puna për kabinetin e ri qeveritar. Sot në kryeministri janë parë duke hyrë ministrja për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete. Rama pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së, që zakonisht e thirr në ditët e fundit të gushtit, për të shpallur qeverinë e re.