Stoku i dosjeve në GJL, Kalaja: Të zbardhet Memorandumi mes KLGJ-Dalina Ficos dhe USAID

Stoku i dosjeve në GJL, Kalaja: Të zbardhet Memorandumi mes KLGJ-Dalina Ficos dhe USAID

Partia Demokratike në vijimësi ka shprehur shqetësimin për mënyrën e implementimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri si dhe për mënyrën sesi është shpenzuar mbështetja financiare nga SHBA dhe BE. Nga dera e KLGJ-së Adriana Kalaja deklaroi këtë të martë se: “I jemi drejtuar KLGJ-së, me një kërkesë me pyetje, plot 70 të tilla, mbi Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur midis United States Agency For International Development (USAID) dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLGJ), më datë 29 prill 2020, shoqëruar me dokumentacion të plotë e justifikues për secilën përgjigje”.