Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim të konkurrencës në fushën e inteligjencës artificiale. Në padinë e dorëzuar në një gjykatë federale në Teksas, këto kompani thonë se Apple ka dëmtuar konkurrencën duke integruar OpenAI në sistemin operativ të iPhone-ve. Ata pretendojnë se kjo marrëveshje i privon konsumatorët nga e drejta për të zgjedhur mes produkteve të ndryshme. Gjithashtu, sipas padisë, Apple dhe OpenAI po ruajnë monopolin dhe pengojnë kompanitë inovative si X dhe xAI të konkurrojnë lirshëm.  Edhe Apple mohoi akuzat, duke thënë se App Store është i drejtë dhe i paanshëm, dhe aplikacionet renditen me kritere objektive. Në dyqanin e aplikacioneve të Apple, thuhet se aplikacionet e X dhe chatbot-i Grok...