Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paraqitur më 25 gusht apelin kundër vendimit të GJKKO-së, i cili e la në “arrest me burg”.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj tij, duke argumentuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një masë më të butë sigurimi.
Avokati Romeo Kara, tha se mbrojta e Ilir Metës do ta ketë të vështirë të rrëzojë arsyetimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Apel, pasi sipas tij, provat dhe faktet e klasifikojnë Metën të përfshirë në korrupsion, në të paktë tre raste.
“Duke parë arsyetimi e shkallës së parë të GJKKO, besoj se do te e vështirë që mbrojtja e Metës të hedhë poshtë arsyetimin e këtij vendimi, i cili fakton se Meta ka kryer ato vepra penale. Kemi një korrupsion në të paktën në tre raste. Mund të intimidojë provat dhe të ndikojë te provat e gjalla, që janë dëshmitë. Ai mund t’i intimidojë ato dhe mund t’i ndikojë tek ato. Gjykata e ka parë të arsyeshme që të rri nën masën e sigurisë arrest me burg. Çështja e Berishës do të zgjasë disa muaj, ndërsa e Metës besoj se do të marrë dy apo tre muaj.”, tha ai.”, tha ai.
“Meta mund të ndikojë te dëshmitarët”, avokati: Provohet korrupsioni në të paktën tre raste
