Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ibrahimaj: Aplikim online në e-Albania për autorizimin për regjim magazinimi doganor
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj u shpreh dje se, autorizimi për regjim magazinimi doganor merret online, përmes e-Albania. Ibrahimaj fton kompanitë që të aplikojnë në shërbimin “Autorizim për regjim të magazinimit doganor” https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… Pas shqyrtimit nga DPD-ja, aplikuesit do të njoftohen me e-mail: për miratimin e kërkesës, duke u pajisur me autorizimin me nënshkrim elektronik ose refuzimin e aplikimit, së bashku me arsyetimin. Koha për marrjen e shërbimit është 120 ditë pune, ndërsa vlefshmëria është 1-vjeçare për pajisjen me autorizim për herë të parë dhe më pas pa afat kohor.