Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama ndan pamjet nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon
Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i cili ka shpërndarë sot më 26 gusht pamje nga puna në kantier. “Po rilind si një hapësirë moderne”, shkruan kryeministri. Qendra do të ketë një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë. Nuk do të mungojnë as auditorët dhe klasat për inovacionin. “Do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon”, shkruan kryeministri Edi Rama.