Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Lapaj: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, beteja jonë nuk do të jetë në Parlament
Kryetari i partisë politike Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që i dha mandatin Anila Dajkos. Lapaj tha se ndihet i tradhtuar nga Endri Shabani, bashkëdrejtues i formacionit zgjedhor Nisma Shqipëria Bëhet, të cilin e cilësoi mik të tij prej 12 vitesh. “Shabani ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Nuk e prisja këtë nga ai. Kjo ishte arsyeja pse ula vigjilencën time, sepse nuk më shkonte në mendje se një mik do vepronte kështu”, u shpreh Lapaj gjatë një interviste televizive. Sipas Lapajt, qëllimi i lëvizjes së tij nuk ka qenë një mandat i vetëm, por hapja e listave dhe krijimi i garës së drejtë për qytetarët. “Nëse do të doja të shkoja në Parlament, e kisha shumë të thjeshtë....