Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEOLAJM/ Brenda helikopterit që shuan zjarret, si paraqitet situata në Vlorë dhe Skrapar
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamjet nga brenda helikopterëve që po shuajnë zjarret në dy vatra momentalisht; në Pishë-Poro të Vlorës dhe në Bogovë të Skraparit. Dy helikopterë veprojnë në Vlorë dhe dy të tjerë në Skrapar. Njëkohësisht, Forca Ajrore Shqiptare vijon monitorimin e zonës me dronët TB-2, me qëllim identifikimin e vatrave të reja potenciale si dhe evidentimin e rasteve të mundshme të zjarrëvënieve të qëllimshme.