Gonxhja, Nëna dhe Shenjtëresha

Gonxhja, Nëna dhe Shenjtëresha

(Në 115-vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut- Nënës Tereze) Nënë Tereza na mëson se një komb i vogël mund t’i dhurojë botës një dhuratë të madhe, ashtu si një Gonxhe e vogël mund të bëhet kurorë e njerëzimit. Prandaj, sot, duke përulur zemrat tona, shpallim se drita e saj nuk ka perënduar: ajo vazhdon të ndriçojë nga Shkupi në Kalkutë, nga gjiri i popullit tonë deri te mbarë njerëzimi.   Nga Prof.dr Skender ASANI Në kalendarin e shpirtit tonë kombëtar dhe të kujtesës universale, dita e 26 gushtit nuk është thjesht një përvjetor. Ajo është një dritare nga e cila shohim se si një Gonxhe e vogël e Shkupit, u shndërrua në Nënë të botës dhe më pas në Shenjtëreshë të njerëzimit. Ky trinomi Gonxhe,...