Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, në fshatin Akërni, Njësia Administrative Novoselë. Tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.Aktualisht, vatrat e zjarrit janë të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për t’u përhapur më tej.