Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tragjedi në xhirimet e “Emily in Paris”: Ndërron jetë ndihmës-regjisori Diego Borella
Një ngjarje e rëndë ka tronditur produksionin e serialit të njohur “Emily in Paris”. Ndihmës-regjisori Diego Borella ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një incidenti gjatë xhirimeve në Venecia. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 19:00 pranë Hotel Danieli, ku ekipi po realizonte skena për sezonin e pestë. Borella u rrëzua papritur në set dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, ai u shpall i vdekur si pasojë e një “sulmi të papritur në zemër”. Paramount Television Studios konfirmoi lajmin, duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjen dhe të afërmit e tij. “Humbja e Diego Borellës është një tronditje e madhe për ne. Ai ishte një profesionist i jashtëzakonshëm dhe një pjesë e çmuar e ekipit tonë”, u shprehën përfaqësuesit...