Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Aksidenti tragjik/ Norra i dehur në timon shkonte në Fushëbardhë, motrat Dhimaku venin në spitalin e Sarandës te vëllai i sëmurë
Dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik në aksin rrugor drejt Sarandes, ku humben jeten dy motra dhe u plagos rende shoqja e tyre. 23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në rrugën Sarandë-Delvinë, po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij. Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, e plagosur ka mbetur shoqja e tyre Antonela Zhupa. Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l...