Iu mori jetën dy motrave në Delvinë, ky është i riu nga Gjirokastra që drejtonte “Audin”

Iu mori jetën dy motrave në Delvinë, ky është i riu nga Gjirokastra që drejtonte “Audin”

Personi në foto është Kevin Norra, 23-vjeçari, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Sarandë që i mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe. Burime nga policia thonë se ai rezultoi nën ndikimin e alkolit pas kryerjes së dy testeve. Nga aksidenti i rëndë mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër që po udhëtonte me motrat, 24 vjeçarja Antonela Zhupa, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Norra që u përplas me mjetin e dy motrave që humbën jetën ka qenë dukë lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar dhe i ka dalë përballë mjetit me të cilin po lëviznin dy motrat duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku humbën jetën.