Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Lamtumirë Artur Zheji/ Përcillet për në banesën e fundit gazetari dhe publicisti i njohur
Familjarë, miq, kolegë, politikanë e personalitete të artit e kulturës i dhanë sot lamtumirën e fundit publicistit dhe analistit Artur Zheji, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 64-vjeçare nga një arrest kardiak, në Sarandë. Homazhet për një prej zërave më të veçantë të gazetarisë dhe mendimit publik shqiptar, u mbajtën për rreth dy orë (10:00-12:00) në Universitetin e Arteve të Bukura, aty ku ai u diplomua për regji. Ikja e tij e parakohshme bashkoi jo vetëm botën e medias, por edhe politikën e artin, ndërsa në hyrje të Universitetit u vendos edhe një kurorë me lule në emër të kryeministrit Edi Rama. “Pas Zhejit që kemi parë në ekrane, ka qenë një Zhej akoma më artist, më krijues, që do jepte...