Alarm në Fierzë/ Liqeni po zbrazet me ritme të shpejta çdo ditë, ndalet prodhimi i energjisë

Alarm në Fierzë/ Liqeni po zbrazet me ritme të shpejta çdo ditë, ndalet prodhimi i energjisë

Liqeni i Fierzës po shkon çdo ditë drejt niveleve kritike, duke rënë me mbi 40 centimetra në ditë vetëm gjatë javës së fundit. Aktualisht, niveli i ujit ka arritur në 268.28 metra mbi nivelin e detit, nga kuota maksimale prej 296.5 metrash. Për shkak të mungesës së prurjeve në Drin, rreth 30 metër kub në sekondë, asnjë nga katër turbinat e hidrocentralit nuk është në punë, çka ka sjellë ndalimin e prodhimit të energjisë në HEC-in më të madh të kaskadës. Rënia e shpejtë e nivelit ka zbuluar bazamentet e dy urave mbi Drinin e Zi, ndërsa liqeni po tërhiqet çdo ditë rreth digës së Fierzës. Sipas të dhënave, nëse situata vazhdon kështu, rreziku për afrimin me nivelet kritike është i lartë. “Pika e vdekjes”...