Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Shqipëria përjashtim nga rasti, raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm
Teksa normat më të mëdha të papunësisë në Ballkanin Perëndimor vërehen tek individët me arsim të ulët duket se Shqipëria është përjashtim nga rasti. Një raport i fundit i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës lidhur me tregun e punës në rajon nënvizon disa fenomene të hasura rast pas rasti.“Kur analizohen normat e papunësisë sipas nivelit arsimor, bëhet e qartë se individët me nivele më të ulëta arsimimi vazhdojnë të përballen me norma më të larta papunësie në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, Shqipëria spikat si një përjashtim, pasi normat më të larta të papunësisë janë vërejtur te individët me arsim të mesëm, dhe jo te ata me arsim të ulët” thuhet në raport.Dokumenti vëren gjithashtu se si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në BE,...