Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit Yukay, varka e të cilit ishte gjetur gjysmë e fundosur dhe e dëmtuar pranë brigjeve të Artaki, në Detin e Marmarasë. Thrilleri nisi më 4 gusht, kur biznesmeni Halit Yukay lundroi i vetëm drejt Mykonos, me varkën e tij “Graywolf” dhe pati një fund tragjik. Po atë ditë, në orën 15:10, të afërmit e tij njoftuan autoritetet, pasi nuk kishin lajme për të. Më 5 gusht, rreth orës 14:30, një anije tregtare që lundronte pranë Turanköy raportoi se pjesë të varkës ishin gjysmë të fundosura në sipërfaqen e detit. Që nga ai moment, filloi një operacion në shkallë të gjerë, ku morën pjesë forca nga Roja...