Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Fjalë të urta shqipe: Kafshata e madhe t’mbetet n’fyt/ Kush ha shumë i del për hunde
Ju ftojmë të lexoni disa fjalë të urta shqipe që si zakonisht të befasojnë me mençurinë popullore që shprehin: Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. Gjithë gishtat dhembin njësoj! Budallait hapi rrugë! Kush s’ka kokë, ka këmbë! Gjuha vete ku dhemb dhëmbi! Ujku mjergull kërkon. Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë. S’lidhet kali me pe. Së ligës ruaju, e mira të ndjek vetë nga pas. Ruhu nga thëngjilli i mbuluar. Për një pe, për një gjilpërë, vajti dëm një punë e tërë Më mirë një luan në krye të gomarëve, sesa një gomar në krye te luanëve! Dashuria që ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri! Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. Miku i mikut tim, është...