Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji Zgjedhor konfirmon vendimin që ndez debate
Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet të parës në listën e mbyllur, Ana Dajko. Kreu i kësaj partie Adriatik Lapaj, nuk kërkoi më ndërrimin e objektit të padisë, pra që mandati t’i kalojë atij, por që të lihej në fuqi vendimi i kreut të KQZ Ilirian Celibashi. Ky i fundit kishte vendosur që mandati i takonte Kleana Xhuvelit, vajza e tezes së Lapaj. Ndërkohë gjatë përfaqësuesja e Lapajt ka deklaruar se KAS në vendim ka qenë tendencioz dhe politik! “KAS po thotë që Kodi mbron kandidatët nga dorëheqjet, por nga ana tjetër i detyron që të qëndrojne përtej dëshirës së tyre. Deri në momentin që mandati nuk...