Vijon puna për rrugën Shirokë-Zogaj, Rama: Do e pozicionojë Shkodrën kryeqendër të rajonit

Vijon puna për rrugën Shirokë-Zogaj, Rama: Do e pozicionojë Shkodrën kryeqendër të rajonit

Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj. Lajmin e ka shpërndarë kryeministri Edi Rama. Ai thotë se ky investim është i rëndësishëm dhe do shërbejë jo vetëm për lehtësimin e qarkullimit. Rama thekson se rruga do të shërbejë si një kthesë e re edhe për turizmin duke pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit. “Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, tha Rama./tvklan.al