Nga Dhërmiu në Kryeministri/ Rama përfundon pushimet, gati të zbulojë qeverinë e re

Nga Dhërmiu në Kryeministri/ Rama përfundon pushimet, gati të zbulojë qeverinë e re

Pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi, kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në zyrën e tij në Tiranë. Pamjet tregojnë kreun e qeverisë të veshur sportiv, me rroba të zeza, teksa hyn në godinën e Kryeministrisë. Në ditët në vijim, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i njohur si “Rama 4”. Me interes pritet të shihet lista e emrave që kryesocialisti do të zgjedhë për të drejtuar qeverinë gjatë mandatit të ardhshëm.