Me gomone drejt Qeparoit, shpëtohen turistët gjermanë që rrezikuan të mbyteshin

Me gomone drejt Qeparoit, shpëtohen turistët gjermanë që rrezikuan të mbyteshin

Policia Kufitare njofton se shpëtoi dy turistë gjermanë të cilët kishin lënë jahtin e tyre dhe po lundronin me një gomone drejt bregdetit të Qeparoit. Berhard Michael, 70 vjeç, dhe Ute Dorothea, 63 vjeçe, u transportuan me siguri në portin e Himarës. Rreth 100 metra larg bregut, ata u gjetën mbi një gomone plastike pa motor, vetëm me lopata, me emrin “Timini”. Çifti ishte shkëputur nga jahti i tyre personal “Tiaman” dhe për shkak të erës së fortë nuk kishin mundur të ktheheshin në breg. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:00, kur Salla e Komisariatit të Policisë Himarë mori njoftim për dy persona në vështirësi. Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt zonës së Qeparoit dhe rreth orës 22:45 konstatoi...