Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Seanca në Kolegj, Lapaj ndryshon mendje: Mos ia jepni mandatin tezes, por gocës së tezes
Në Kolegjin Zgjedhor po mbahet seanca ku po shqyrtohet padia e Adriatik Lapajt ndaj KAS dhe KQZ-së, i cili kërkoi mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit. Por Lapaj ka ndryshuar mendje dhe tashmë nuk e kërkon mandatin për vete. Ai ka kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i KQZ-së që mandati t’i jepet kushërirës së tij, Kleana Xhuveli dhe rrëzimin e vendimit të KAS-it, i cili e kaloi te e para në listë, Ana Dajko. Në ankimimin e tij më 4 gusht në Kolegjin Zgjedhor, Lapaj kërkonte që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve. Ai kërkonte gjithashtu mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe...