Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Franca dhe Gjermania, dy “pushtuesit” e rinj të Shqipërisë. Zëvendësojnë italianët
Në rrugët e Tiranës dhe jo vetëm, këtë vit has shpesh djem të rinj gjermanë, me çanta në shpinë, teksa akomodohen në shtëpitë me qira, apo të ulur në bare e restorante. Të shumta janë dhe ata që flasin frëngjisht. Franca dhe Gjermania janë dy shtetet që këtë vit kanë “pushtuar” Shqipërinë, duke ia marrë stafetën Italisë, që deri një vit më parë e kishin të dukshme preferencën për vendin e shqiponjave. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se si Franca ashtu dhe Gjermania kanë shënuar rritje të fortë të hyrjeve në vend. Në janar-korrik, hyrjet nga Gjermania arritën në 231 mijë, me një rritje prej 28%, ose 50 mijë më shumë. Gjermania është ngjitur për herë të parë në vendin e gjashtë, pas...