Ikona e F1, Michael Schumacher bëhet gjysh për herë të parë

Dhjetorin e kaluar, Gina Schumacher njoftoi publikisht se ishte shtatzënë dhe tani, së bashku me bashkëshortin e saj, Ian Bethke, njoftoi lindjen e vogëlushes Millie .
Lajmi i lumtur vjen disa muaj pas dasmës së vajzës së Michael Schumacher , e cila u zhvillua në vilën luksoze të familjes dhe ku thuhet se legjenda gjermane mori pjesë.
Duke njoftuar lindjen e foshnjës së tyre të parë, Gina dhe Ian shkruan në rrjetet sociale: “Mirë se erdhe në botë, Millie. E lindur më 29 mars, zemrat tona janë më të mbushura se kurrë. Jemi të bekuar që të kemi në jetën tonë . ”

Lajmi vjen si gëzim për familjen Schumacher , mbështetësit fanatikë të Michael dhe gjithë botën e Formula 1 që vazhdon të lutet për një mrekulli.
Kanë kaluar më shumë se 11 vjet që kur kampioni gjerman shtatë herë i botës pësoi lëndime traumatike të trurit në një rënie të tmerrshme në Alpet zvicerane gjatë skijimit.
Që atëherë, ai është vendosur në koma të induktuar, i është nënshtruar dy operacioneve në kokë dhe me gjithë fatkeqësitë, ka shpëtuar. Por ai është nën monitorim të vazhdueshëm dhe ka çdo formë shërbimi, duke qenë vazhdimisht në gjendje kritike .
/vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *