Mandati i sherrit Lapaj – Shabani në duart e Kolegjit Zgjedhor, vendoset sot se kush do hyjë në Kuvend

Mandati i sherrit Lapaj – Shabani në duart e Kolegjit Zgjedhor, vendoset sot se kush do hyjë në Kuvend

Sot, në orën 10:00, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë padinë e Adriatik Lapajt ndaj KAS dhe KQZ-së, i cili kërkon mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni  “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Lapaj depozitoi më 4 gusht ankimimin e tij pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ku ndodhet edhe Kolegji Zgjedhor, duke kërkuar që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve. Ai kërkon gjithashtu edhe mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend si dhe të kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuveli, të cilën KQZ-ja e shpalli fituese. Sipas...