Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Pengu për udhëtimin që nuk u bë kurrë, Roland Bejko rrëfen takimin e fundit me Artur Zhejin: Harruam që na dëgjonte “vejusha e zezë”
Nga Roland Bejko U bënë tashmë disa miqtë dhe të njohurit e mi me të cilët kemi bërë plane, por që nuk ka qenë e thënë t’i realizonim në këtë jetë për arsyen e thjeshtë se ne harrojmë që mortjen e kemi gjithmonë pranë vetes në çdo sekondë që kalon. Ajo na dëgjon çdo bisedë, na zbulon çdo dëshirë, çdo ëndër, dhe qesh me ne me ironi me sigurinë tonë për gjithçka që planifikojmë, e si cinike që është na pyet, po mirë, mua më keni marrë gjë leje për planet që bëni mor bukuroshë?! Kjo më ka ndodhur me të ndjerët Miftar Gjana, Arben Bajo, Nebil Çika, dhe së fundmi me Artur Zhejin. Turi e kishte fiksim një tur në fshatin e të parëve...